Vetaksident në autostradën Vërmicë-Prizren, tre të lënduar

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën Vërmicë-Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Ekonomia Online se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15:00, është raportuar një vetaksident trafiku në autostradën Vërmicë -Prizren në kilometrin e 10 -të, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humb kontrollin mbi automjetin, 3 persona kanë marrë lëndime. Policia po kryen hetime lidhur me shkaqet tjera të mundshme që kanë çuar deri te aksidenti”, tha Hoxha.

Të ngjashme