Vetaksident në Batllavë të Podujevës, katër të lënduar – një grua në gjendje të rëndë

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në fshatin Batllavë të Podujevës, ku janë lënduar katër persona. Një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veture dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, tha Borovci.

Të ngjashme