Vetaksident në Klinë: Policia flet për gjendjen e shoferit

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë mesditës së sotme në fshatin Dollc të komunës së Klinës, shkruan Gazeta Metro.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, personi i cili ka marrë lëndime trupore është ngasësii veturës i cili është dërguar për trajtim.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:30 ka ndodh një vetaksident në fshatin Dollc të Klinës, nga ky vetaksident lëndime të lehta trupore ka marrë vetëm një person i cili është dërguar në spital për trajtim”.

Njësitet relevante policore kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Kujtojmë se një numër më i reduktuar i aksidenteve të trafikut janë paraqitur brenda 24 orëve të fundit, ku si pasojë e tyre vetëm tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë në tërë territorin e Kosovës. 

Të ngjashme