Tre persona janë lënduar gjatë një vetë aksidenti para pak orësh në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tregoi se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Po, ju konfirmoj se ka ndodhur një vetaksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”.
Policia e Kosovës me njësitin e trafikut rajonal janë akoma në vend të ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit.