Vetaksident në Llozicë, një person humb jetën

Prishtinë | 02 Mar 2025 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Një aksidenti në fshatin Llozicë të Malishevës, ku një person ka humbur jetën.

Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është vetksidentuar.

 “Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Të ngjashme