Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

| 01 Pri 2023 | 14:40 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur.

Aksidentin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani theksoi se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person, i cili pas marrjes së ndihmës është liruar nga spitali.

“Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se sot rreth orës njëmbëdhjet ka ndodhë një vet aksident në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan Prishtinë. Njoftohet për një person të lënduar si pasoj e vet aksidentit i cili pas ndihmës së marrë në spital është liru në shpi. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hashani për EO.

Ndërsa, shton se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme