Vetaksidenti fatal në Drenas, ndarësja e rrugës u fut në veturë, ndërron jetë një person

Prishtinë | 21 Gus 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një vetaksident i rëndë në mesditë në Çikatovë të Vjetër në Drenas.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tregoi se ngasësi i automjetit e ka humbur kontrollin.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, tha ajo.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.

Sipas Policisë, nuk dihen shkaqet që e kanë bërë ngasësin ta humbë kontrollin mbi automjetin.

Të ngjashme