Adil Arifi, zyrtar policor ka vdekur dje në orët e pasdites pasi ishte vetaksidentuar pesë ditë më parë në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Arifi kishte qenë duke drejtuar traktorin e tij kur ishte vetaksidentuar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 20.08.2019 rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Në këtë aksident viktima mashkull A.A 51 vjeç, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti.