Tre të dyshuarit për plagosjen e dyfishtë më 22 maj të këtij viti në Prizren, janë vetdorëzuar në polici gjatë ditës së sotme.
Abedin, Shaqir dhe Isuf Likaj janë dorëzuar në polici pas shpalljes në kërkim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative, Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe Pjesëmarrje në rrahje”.
Policia e Kosovës kishte shpallur dje në kërkim gjashtë anëtarët e familjes Likaj, ndërkaq tre prej tyre sot janë dorëzuar në polici. Në arrati vazhdojnë të mbeten akoma Hajdin, Zenel dhe Isuf Likaj.
“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre të dyshuari për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, ‘Lëndim I rende trupore’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’
Prizren, 28 maj 202
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori rajonal i hetimeve në kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, me datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.
Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.
Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.
1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!
Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim