Vetëdorëzohet Etleva Kondi, ishte në kërkim për aferën e inceneratorëve

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Etleva Kondi është vetëdorëzuar në polici. Emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste në kuadër të aferës së inceneratorëve.

Nëntë urdhër arrestet e SPAK u ekzekutuan mëngjesin e 29 marsit në qytete të ndryshme të vendit. Një ndër qytetet më të goditura ishte Fieri për shkak të aferës me inceneratorin atje.

Policia nuk e gjeti Kondin në shtëpi mëngjesin e 29 marsit pasi ndodhej për kurim në Itali. Mësohet se ajo është arrestuar dje sapo ka zbritur në Rinas.

Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. GJKKO ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Pritet rikonfirmimi i masës dhe dërgimi i Kondit në shtëpi ku pritet të qendrojë deri në përfundim të gjykimit nga GJKKO mbi aferën e inceneratorëve.

Në lidhje me këtë u arrestua sëfundmi edhe deputeti i PS Alqi Bllako, i cili ishte Sekretar i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur u miratuan lejet për inceneratorët. Më herët, në pranga ra edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka

Të ngjashme