Menaxheri i restorantit që sulmoi fizikisht punëtorin e tij, është vetëdorëzuar në policinë e Prizrenit.
Ai, për dy ditë ka qenë në arrati.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osamanollaj, konfirmoi se i dyshuari është vetëdorëzuar sot, në mëngjes.
“Është vetëdorëzuar në mëngjes personi që dyshohet se sulmoi puëntorin e tij”, tha Osmanollaj, për “PrizrenPress”.
Sipas tij, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është ndalur për 48 orë.
Për rastin ka raportuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren.
“Menaxheri i një lokali sulmon fizikisht punëtorin me grusht në nofull. Dyshohet për lëndim të rëndë trupor dhe thyerje të nofullës”, njofton Prokuroria në Prizren.
Dy ditë më parë, pas një mosmarrëveshjeje menaxheri V.M. ka sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtorin F.N.
Viktima ka pësuar thyerje të nofullës.
Ai, është duke u trajtuar në QKUK të Prishtinës