Vetëhelmohet nëna e dy fëmijëve, gjendet e shtrirë në mes të dhomës

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Arrës në Urë-Vajgurore ditën e sotme, pasi një grua ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se 46-vjeçarja Hateme Tafa, e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte pirë helm.

Kanë qenë familjarët e saj, të cilët e kanë gjetur pa ndjenja në mes të dhomës dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se gruaja ka pirë fostoksinë, ndërkohë që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet që dërguan 46-vjeçaren të ndërmerrte këtë hap ekstrem, sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme