Pesë herë fituesi i ‘Wolrd’s Strongest Man’, Mariusz Pudzianowski, arriti të mposht kundërshtarin e tij të quajtur ‘Bombardier’ në vetëm 18 sekonda në luftën e tyre në MMA në peshën super të rëndë.
Pudzianowski – i cili fitoi titullin e lakmuar të njeriut të fortë në vitin 2002, 2003, 2005, 2007 dhe 2008 – doli kundër Serigne Ousmane Dia të pamposhtur mbrëmë në Lodz, Poloni.
Pavarësisht se peshonte më pak se rivali i tij, 44-vjeçari Pudzianowski arriti ta mbyllte ballafaqimin në më pak se 20 sekonda.
Polaku filloi luftën, e cila ishte ngjarja kryesore e KSW 64, duke goditur rivalin e tij me shkelma në këmbë, para se t’i jepte fund takimit menjë nokaut.
Pasi u nokautua, Ousmane Dia mund të shihej i shtrirë në dysheme ndërsa fituesi polak festonte.
Dyshja fillimisht duhej të takoheshin në mars për KSW 59, por Ousmane Dia u shtrua në spital pak orë para se të fillonte ngjarja.