Vetëm 19 për qind e grave janë zgjedhur në kuvende komunale në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit, ndërkaq shumë prej tyre nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak se pengohen nga burrat. Kështu u tha në Sallonin e së Martës me temën “E vërteta pas numrit të ulët të grave në subjekte politike: Adresim i menjëhershëm apo tejkalim?”, organizuar nga organizata Demokraci për Zhvillim (D4D).
Për këtë temë, gazetarja Jeta Xharra, ka thënë se përfaqësimi i grave nuk bëhet as në debatet politike. Ajo theksoi se edhe në emisionet më të shikuara në televizione mbi 90 për qind janë burra, raporton Ekonomia Online.
“Mendoj që ishim dasht me ndiku ma shumë se politikanët. Jemi pjesa ma progresive se degët e partive. Në emisionet më me ndikim në TV mbi 90 për qind janë burra. Ne duhet të insistojmë me pasë 50 për qind gra. Në industrinë e punës nuk janë të qasshme. Nëse duam të shohim gra duhet të lëshojmë vend për to”, tha ajo
Albert Krasniqi, drejtor i Programeve në Demokraci Plus, tha se njëra nga arsyet që gratë nuk kanë sukses, është fakti se pengohen nga burrat e tyre. Si dukuri tjetër negative është edhe linçimi që iu bëhet grave që kanë pozicion në Kosovë. Me këtë rast, ai përmendi rastin e ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
“Në qasjen në financa shumë prej grave nuk kanë qasje. Pabarazia nis në shoqëri. Gratë trashëgojnë 3 për qind të pronës prej prindërve të tyre. 63 për qind të grave në nivelin bachelor janë gra. Prej 26 deri 30 për qind ka gra në parti politike. Votimi për gjininë e njëjtë ka dalë 2 për qind. Përkundër që gratë kanë nisur të marrin pjesë në zgjedhje. Votimi i grave ka një rritje. Sa më shumë gra rriten gjasat që ato të zgjedhën. 19 për qind të grave janë zgjedhur në kuvende komunale. Valdete Daka është përballë me gjuhë të urrejtjes kërcënuese. Për zonjën Daka ka pasur fabrikim të lajmeve të rreme online. Dhe kështu u bë pre e linçimit të jashtëm publik”, tha Krasniqi.
-Jehona Lushaku-Sadriu, Profesoreshë e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, tha se pjesëmarrja e grave në këto zgjedhje ka qenë jo i kënaqshëm, teksa shtoi se duhet të rritet presioni ndaj partive politike, për të drejta të barabarta si për gratë poashtu edhe për burrat.
“Mendoj që nëse nuk kemi vullnet të partive për të ndërtua formalitet dhe me i lidh gratë e me ba politiken atraktive është problem për gratë. Kemi brenda partive kryesit janë 30 për qind gra. Shpeshherë gratë i kanë tubimet e veta që diskutojnë që nuk kanë të bëjnë me vendimmarrje. Janë gra të njëjta dhe kjo zbulon defektin e partive politike. Këtë zinxhir nuk e kemi parë. Duhet të rritet presioni ndaj partive politike nëse duam të drejta të barabarta si për gratë poashtu edhe për burrat. As gjysma e vajzave nuk kërkojnë punë kur diplomohen. Përderisa po flasim për arsimin është i rëndësishëm në edukimin e grave. Studenteve ju intereson më shumë dukja sesa mësimi. Edhe mediat edhe partitë nëse dëshirojnë me rrit kuotën duhet mbështetje. Për një kohë shumë të gjatë është dashtë m’i vetëdijesu gratë. Vullneti politik mund të adresohet duke u heqë prej formalitetit. Hapi i parë zhbërja e forumit të grave. VV-ja mund të jetë shembull i mirë në përfaqësimin e grave por vullneti politik është me marrë sa më shumë gra. Në shumicën e rasteve vajzat po pranojnë me nëshkru për vllaun. Duhet mi gjet familjet shembuj për trashëgimi. Ndarja e pronave ishte dashtë me masa strikte ligjore të cilat as faljen nuk e pranojnë”, tha ajo.
Ndërkaq Visar Ymeri, Drejtor Ekzekutiv “Musine Kokolari”, tha se përfaqësimi i grave në politikë nuk është i mjaftueshëm prej derisa nuk zbatohet Ligji në Kuvend.
“Problemi kryesor është si funksionojmë si shoqëri. Kosova ka përparuar në aspektin material por në aspektin kulturor nuk kemi ecur me mënyrën si trajtojmë tjetrin. Këtu shpërfaqet kultura jonë. Përfaqësimi i grave në politikë nuk është i mjaftueshëm prej se e kemi ligjin në kuvend nuk zbatohet. Problemi është edhe te mënyra si prezantohen gratë. Perceptimi ynë për gratë është anti politik. E kemi pasur liderin e padiskutueshme Ibrahim Rugova e deri tash te Albin Kurti.
“Gratë janë reflektim i kësaj kulture. Mendoj që kuota duhet me u apliku në secilin vend sepse arrijnë me ndryshu këtë lloj paragjykimi të pjesëmarrjes së gruas në politikë. Mendoj që kjo rrit lirinë që marrin djemtë për t’i ngacmuar gratë seksualisht. Ka shumë rëndësi për cilin sistem po flasim. Një lloj lirie e pafund ka prodhuar oksimoron. Problemet janë shumë të thella. Asnjë një i privilegjuar nuk ka hequr dorë por është detyruar. Gratë duhet me udhëheq. Unë nuk kam aftësinë me mendu si i diskriminuar”, tha ai.
“Prandaj nuk pajtohem që pozicionin që e ka presidentja që unë jam nënë. Pikërisht për faktin që po i flet një shoqërie nuk nevojitet konfirmim. Për ne është e rëndësishme me mësu elektoratin që gruaja është sikurse burri. Partitë politike edhe nëse e përdorin diskutimin për barazi gjinore nuk është e keqe sepse krijon hapësirë që syri dhe veshi jonë mësohet me gratë në politikë”, tha Ymeri.