Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala ka thënë se në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje janë paraparë 140 aktivitete. Nga këto aktivitete të parapara, sipas saj, nga janari kanë filluar të zbatohen 34 prej tyre me katër objektiva.
Këtë e ka bërë të ditur para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për rastet e dhunës nëpër shkolla, si dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente.
Shala ka thënë se janë deri në 15 aktivitete të cilat synojnë fuqizimin e gruas për t’u shkëputur nga cikli i dhunës.
Ajo tha se strategjia ndaj dhunës në familje ka qenë pjesë e programit qeverisës. Sipas saj, nga 140 aktivitete të parapara në periudhën trevjeçare, 34 prej tyre kanë filluar të zbatohen.
“Me grupin punues kemi punuar intensivisht. Synimi ka qenë që të sigurohemi që kemi diskutim të gjerë sa i përket dhunës në familje. Si rezultat i konsultimeve, kemi një strategji që ka 140 aktivitete të ndara në katër objektiva. Një sfidë sa i përket zbatimit të strategjisë është monitorimi i zbatimit. Objektivi i parë janë masat parandaluese, objektivi i dytë është harmonizimi i politikave dhe akteve ligjore, objektivi i tretë me rritjen e sigurimit të koordinimit mes institucioneve dhe pajtimin e viktimës por edhe trajtimin e kryerësit të dhunës”, ka thënë Shala.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kërkuar që të hartojnë politika për mundësi banimi të grave ose pagesa më të ulëta të tatimit.
“Trajtimi i viktimës, i përmendët strehimoret. Ne kemi diskutuar bashkë se viktimat më shumë se 6 muaj nuk mund të qëndrojë në strehimore dhe kthehet në vendin e krimit. Cilat janë mundësitë që do të ofrohen për të larguar viktimën nga vendi i dhunës”, tha Hoxha.
Nita Shala tha se sa i takon 34 aktiviteteve disa nga ato janë, indikatori në strategji dhe ka të bëjë me të dhëna vetëdijesese ndaj policisë së Kosovës.
“Edhe aktiviteti tjetër ka të bëjë me policin thirrje për ndihmë. Sa i përket strehimoreve në praktikë i mbajnë edhe më gjatë. Por një synim i strategjisë është fuqizimi i gruas. Por një zgjidhje garantuese është fuqizimi ekonomik i gruas”, tha Shala.
Tutje shtoi se rastet nga dhuna mund të shfrytëzojnë ndihmën juridike falas pa pasur arsye që të tregojë gjendjen ekonomike.
“Sa herë që kemi raste të një përgjigje jo të drejtë nga ana e institucioneve ne jemi rënë dakord që të mbledhim grupin e ngushtë që te thirren përfaqësuesit e policisë, viktima dhe punëtorët social dhe të mblidhemi në mënyrë urgjente për të diskutuar qa do të bëjmë në vijmë”, tha ajo.
Ndërkaq, anëtarja Tinka Kurti ka pyetur nëse po bëhen hetime për zyrtarët institucionalë.
“Sa herë që nuk kemi një përgjigje adekuat institucional, ne kemi rënë dakord që të mund të mbledhim grupin e ngushtë urgjent i përgjigjes. Dhe në këtë grup bën pjesë policia, mbrojtësi i viktimës”, ka shtuar ajo.