Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Shërbimet Shëndetësore Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv, me përkrahjen e UNICEF-it, kanë organizuar foto-ekspozitën për ta promovuar të ushqyerit me qumësht të gjirit me moton “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.
Gjidhënia është shumë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe të nënave andaj edhe si i tillë duhet të promovohet më shumë në mënyrë që të mos konsiderohet tabu, tha Merita Vuthaj, nga Ministria e Shëndetësisë, tha se gjidhënia është shumë e rëndësishme prandaj edhe duhet të bëhet edhe më shumë sensibilizim.
Ajo këkroi më shumë sensibilizim në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.
“Ministri a e Shëndetësisë gjidhënien e ka parë si prioritet dhe e ka futur në politikat. Në politikat tona qëllimi i ligjit është. Qëllimi ynë është që të jemi një hap para kompanive farmaceutike që prodhojnë zëvendësimin e qumështit të gjirit. Prandaj përkundër respektit për kompanitë farmaceutike qumështi gjirit nuk mund të zëvendësohet”.
Vuthaj gjithashtu tha se duhet te punojnë edhe më shumë në promovimin e gjidhënies pasi sipas saj vetëm 40% e nënave ushqrjnë fëmijët me gji.
Brandão Có, Shef i Zyrës së UNICEF-it, në Kosovë tha se duhet te punohet edhe më shumë që çdo familje të kuptojë se gjidhënia është jo vetëm në të mirë të fëmijëve por edhe të nënave.
“Është një rast i mirë për të ndritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për përfitimin nga gjidhënia. Dihet mjaft mirë që gjidhënia është me përfitime shumë të mëdha jo vetëm për fëmijët, por edhe ndihmon nënat për parandalimin e kacerit. Është e rëndësishme që ne të punojmë sëbashku që çdo komunitet të kuptoj rëndësinë e gjidhënies”.
Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës tha se është kënaqësi të jetë pjesëmarrës në promovimin e gjidhënies. Ahmeti theksoi se gjidhënia nuk duhet të konsiderohet tabu.
“Gjidhënia është tashme e vërtetuar me fakt që parandalim shumë sëmundjeve. Në shoqëritë tona konservatore gjidhënia konsiderohet tabu si marre, andaj kjo këtu është e mirë në ndryshimin e kësaj sepse aspak nuk guxon të konsiderohet si tabu si turp”.
Ndërsa realizatori i ekspozitës, Arben Llapashtica, falënderoi nënat dhe baballarët që kanë qenë pjesë e ekspozitës, raporton EO.
Një prej nënave të cilat morën pjesë në realizimin e kësaj ekspozitë, Rina Demiri, tha se përmes një grupi të krijuar në Facebook i cili ka më shumë se 6000 nëna anëtare kanë arritur që procesin e gjidhënies t’ia bëjnë më te lehtë dhe më shumë të aplikueshme.
Aktivitetet për të shënuar Javën e gjidhënies do të zgjasin deri më 7 tetor.