Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar, vetëm 17 e kanë kaluar atë, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën për media të fundvitit, raporton Ekonomia Online.
Nagavci ka theksuar se në gusht të këtij vitit ka hapur mundësinë për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.
“Në vitin 2024 e filluam me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me ministrinë e punëve të jashtme të Hungarisë për programin e bursave, sipas kësaj marrëveshje do të përfitojnë 245 studentë të cilët kanë mundësinë të studiojnë në universitetin e Hungarisë. Pas miratimit të ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme këtë vit kemi punuar për kutikulën në fëmijërinë e hershme ka filluar pilotimit i kutikulës. Këtë vit numri i mobiliteteve të aprovuara është 115 dhe janë realizuar me sukses 96 prej tyre. Të gjitha këto përvoja dhe rezultatet tashmë kanë dhënë rezultate në avancim të performancën”, ka thënë Nagavci.
Po ashtu ajo theksoi se puna me asistentët për nevoja të veçanta vazhdon, me 500 vende të lira të punësimit vetëm 369 të punësuar, sipas saj, mbetet sfidë për shkak se të bashkëpunimit të dobët të komunave.
“Në kuadër të teksteve për fëmijët tanë në mërgatë, sivjet kemi kompletuar tekstet për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, edhe teksti i nivelit të tretë është finalizuar dhe brenda javësh do të nënshkruajmë bashkë me ministrinë e Shqipërisë. Një nga premtimet që kemi punuar që nga marrja e mandatit është punësimi i asistentëve të nevojave të veçanta si ministri jo vetëm se kemi ndihmuar në kuadrin e sistemit duke ofruar mundësinë e zhvillimit profesional kemi trajnuar mbi 409 asistentë të kualifikuar dhe kemi ndarë buxhetin mbi punësimit e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Një nga sfida ka mbetur bashkëpunimi jo mjaftueshëm efikas i komunave ndonëse janë buxhetor 500 asistentëve aktualisht janë të punësuar 369 asistentë në institucionet edukative”, ka thënë ajo.
Me Udhëzimin e ri Administrativ, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.