Ndarja pas një romance 8 mujore nuk duket se i ka ndikuar shumë këngëtares së njohur Dua Lipa.
Ajo ka postuar foto në rrjetet sociale teksa shijon pushimet në Indi, në rajonin e Rajasthan. Ylli i muzikës botërore ndodhet atje bashkë me familjen e saj dhe nuk ka ngurruar të ndajë foto me fansat.
Në foton e parë ajo është me pizhama në një shtrat super luksoz, pamje që duket sikur thotë: Jam e lirë dhe shumë e lumtur!
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa viziton Indinë pasi ajo ka qenë atje rreth dy vite më parë. Dua ka zgjedhur t’i urojë ndjekësit në këtë mënyrë për festat e fundvitit: Dashuri, shëndet dhe lumturi për Vitin e Ri!
Kujtojmë se lajmi për ndarjen nga regjisori Roman Gavras u bë publik pak javë më parë. Edhe pse ngjanin shumë simpatikë bashkë, sipas Gavras ishte përkushtimi i madh i Dua-s ndaj karrierës ai që dëmtoi raportin.