Vetëm gjatë muajit qershor u raportuan 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.

Sipas kumtesës, prej tyre, 13 janë raportuar në Ferizaj, 3 në Kaçanik, 1 në Shtime dhe 1 në Han të Elezit.

Rastet e dhunës në familjejanë  gjatë muajit qershor- 2024.

“Ndërsa në muajin qershor të vitit 2023 ishin të raportuara 16 raste të dhunës në familje.”

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme