Vetëm në nëntor, Policia në Ferizaj shqipton mbi 5 mijë gjoba për kundërvajtje, konfiskon 47 patentë shoferë

Prishtinë | 04 Dhj 2024 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka shqiptuar 5063 gjoba për kundërvajtje, gjatë muajit nëntor të këtij viti, ndërsa ka hequr 47 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për media, ky institucion ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor-2023 janë shqiptuar 4811 gjoba për kundërvajtje, apo një rritje për + 5.2 % më shumë në këtë vit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Të ngjashme