Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që edhe institucionet private të kryejnë teste për Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Njëra nga klinikat e licencuara është “Prolab” në të cilën janë kryer 275 teste serologjike që nga dita kur iu është dhënë licensa.
Një test kushton 20 euro, ka konfirmuar për Ekonomia Online pronari i kësaj klinike Mentor Kurshumliu.
Mes tjerash ka thënë se ka pasur persona edhe që janë testuar nga dy herë, për arsye që kanë pasur të shkojnë në Malin të Zi, raporton EO.
Ai po ashtu njoftoi se po raportojnë në baza ditore në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
MSh-ja të enjten ka licencuar edhe 8 laboratorë për bërjen e testeve serologjike.