Policia e Kosovës njofton se në Prizren me datë 20.11.2019, në orën 21:01, viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas raportit policor i njëjti ishte plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas viktimës, ai është vetëplagosur me pushkë gjuetie të cilën e ka me leje.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pushka e gjuetisë është konfiskuar.