Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Shoqata e invalidëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo mirënjohje, të parit të Vushtrrisë është ndarë për kontributin e dhënë në përkrahjen e invalidëve të luftës dhe të familjeve të tyre, e në veçanti lidhur me zgjedhjen e çështjes së strehimit për familjen e invalidit të UCK-së, të ndjerit Haki Bllaca, invalid i luftës, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.
Kryetari Tahiri këtë mirënjohje të ndarë nga SHIL e UÇK-ë në Vushtrri, e quan të veçantë dhe ndjehet i nderuar. “Gjatë përvojës sime kam marrë shumë mirënjohje, çmime e tituj, por ky është nderimi më i veçantë që më është bërë ndonjëherë, ngase kjo vije pikërisht nga ajo pjesë më e lavdishme e njerëzve tanë që lirinë dhe çlirimin e Kosovës e paguan me gjymtyrët e tyre, prandaj edhe ndihem shumë i nderuar”, tha Tahiri, transmeton Klan Kosova.