Pagat e veteranëve të luftës nuk do të ulën për asnjë cent, me plotësim ndryshimin e ligjit për pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline Hysni Gucati kryetarë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ndërsa veteranët e luftës së UÇK-së shprehen të pakënaqur për këtë ndryshim të ligjit dhe se akuzojnë Qeverinë se janë fajtor për fryrjen e listave e cila kjo e fundit me komisionin e saj i ka fryrë listat e veteranëve.
Në anën tjetër Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka garantuar se pensionet e veteranëve nuk do të ulën përkundrazi ato parashihet që të rritën pas rishikimit të buxhetit në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
“Qeveria e ka ndarë 38 milion për veteranët e luftës, në takimin e fundit që kemi pasur me qeverinë dhe gjitha institucionet të Kosovës dhe me grupet parlamentare, për rishikimin e dytë të buxhetit në muajin qershor të vitit të ardhshëm do të na ofrohen edhe 12 milion dhe do të bëhen 50 milion gjithsej për pagat e veteranëve të luftës. Kemi marrë premtim edhe nga ministri Abrashi me të cilin jam takuar dje, që me rritjen e pagave të nëpunësve civil do të rritet edhe pensioni i veteranëve i cili është edhe me ligj”, ka thënë Gucatis.