Veteranët e UÇK-së në Skenderaj protestojnë kundër aktakuzave të Speciales

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur edhe në Komunën e Skenderajt, protesta e paralajmëruar e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Protesta e cila është paraparë me pjesëmarrjen e vetëm 99-të personave veteranë të UÇK-së, është duke u mbajtur nën respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kjo protestë u organizua pasi Dhoma e Specializuar dorëzoi aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.

Ashpërsimi i ftesave dhe aktakuzave të tilla ka ngritur zërin e veteranëve të cilët kanë paralajmëruar që në muajin gusht, do të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës, shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Të ngjashme