Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, me disa bashkëpunëtorë, kanë pësuar një aksident, ku kanë kaluar me lëndime të lehta.
Vetë Gucati e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se kanë kaluar me lëndime të lehta.
“Te nderuar Familjar, miq, koleg, dashamir faleminderit te gjithëve për interesimin tuaj, duke mos pasur mundësi të ju përgjigjem të gjithëve një nga një ju njoftoj se pas një aksidenti në komunikacion, faleminderit prej Zotit e kaluam me lëndime të lehta dhe jo te rënda!”, ka shkruar Gucati.