Veteranët kërcënojnë Qeverinë

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 10:50 | Nga

Dyert e institucioneve të Kosovës  do të mund të bllokohen sërish. Pranë Qeverisë dhe Kuvendit pritet të kthehen me protesta ish-ushtarët e UÇK-së. Ata thonë se këtë veprim do ta bëjnë nëse shteti nuk i gjen paratë për  t’ua paguar pensionet e premtuara.

E në Qeverinë e Kosovës tashmë janë deklaruar se për pensionet e veteranëve kanë para vetëm edhe për disa muaj, shkruan Gazeta Fjala.

Vërejtje se mund të rrezikohet buxheti nga pagesa e veteranëve Qeveria e Kosovës ka marrë edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar.

“Ne jemi në një fazë ku e rrezikojmë marrëveshjen drejtë për së drejti me FMN-në. Nuk e di ende se çfarë zgjidhje duhet gjetur tani për ta tejkaluar këtë çështje. Të dhënat e fundit tregojnë numrin prej 46 mijë e 230 veteranëve. Kjo i tejkalon të gjitha parashikimet tona”, ka deklaruar ditë më parë Ministri i Financave Avdullah Hoti.

Mirëpo, atyre që luftuan për pavarësinë e Kosovës nuk iu interson aspak ky fakt.

Kryetari i veteranëve të Kosovës, Smajl Elezaj, thotë  se Qeveria është e obliguar ta respektoj ligjin, për të vazhduar me pagesa për veteranët.

Elezaj, e quan propagandë një vendim të tillë, derisa arsyetohet se numri prej 46 mijë i veteranëve, nuk merr paga nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, një numër i tyre janë të punësuar, ndërkaq disa prej tyre punojnë edhe jashtë shtetit, gjë që sipas Elezajt, i tërhjek automatikisht, nga lista e pagave një numër të tyre.

 

“Nuk janë 46 mijë veteranë që do të marrin paga nga buxheti i Kosovës, pasi një numër i konsiderueshëm janë të punësuar, disa punojnë jashtë, kanë pas biznese dhe i kanë shly bizneset. Nuk ka fuqi ekzekutive Qeveria të merr vendim , përshkak se ligji është i miratum në Parlament të Kosoves”, ka thënë për Gazetën Fjala, udhëheqësi i veteranëve.

Elezaj, tregohet mjaft i vendosur e i guximshëm, duke i adresuar një lloj forme Qeverisë kërcënime, se nuk mund të konfrontohen me veteranët.

“Duhet ti gjajnë burimet për me u përball me veteranët, nuk besoj që janë aq budall me u konfrontu me veteranët, sjemi aq budall, që me u ballafaqu me neve”, ka deklaruar ai.

Protestë, nëse nuk paguhen veteranët

E nëse veteranët, nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre, për të marrë pagat që iu takojnë me ligj, ata kanë gjetur një rrugë tjetër alternative për t’iu kundërpërgjigjur vendimit të Qeverisë.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjën e veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për Gazetën Fjala, se qeveria është dashur me kohë ti bëj planifikimet buxhetore.

Mirëpo, përkundër kësaj, nëse vendimi i Qeverisë do të fuqizohet, Qeriqi, ka thënë se protestat janë të pashmangshme.

“Qeveria me kohë është dasht me i ba planifikimet buxhetore .Na kemi reagu për këtë çështje mirëpo Qeveria nuk ka reagu në këtë drejtim Në rast se nuk paguhen veteranët, protestat janë të pashmangshme”, ka thënë për Gazetën Qeriqi.

Se me ligj iu takon paga prej veterani, njësoj sikur Smajl Elezaj, mendon edhe Qeriqi. Derisa ky i fundit, pohon se vazhdimisht janë bërë keqpërdorime me këtë kategori.

“ Qeveria është e obligume me ligj me i kry obligimet për veteranët.Në vazhdim janë ba shkelje e ka pas keqpërdorime. Si do që të jetë nëse nuk jepen pensionet siq shihen me ligj do të protestojmë”, ka shtuar ai.

Derisa, Fondi Monetar Ndërkombtar, vazhdimisht po alarmon, se numri për të paguar 46 mijë veteranët, po e rrezikon buxhetin e shtetit edhe për vitin e ardhshëm.

Në një prononcim për Gazetën Fjala,  shefi i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen  ka thënë se për momentin pensionet e veteranëve janë të mjaftueshme por nëse nuk reformohen skemat  e lidhura me luftën buxheti për vitin 2017 mund të jetë në rrezik.

“…vitin e ardhshëm do të jetë vërtetë e vështirë për të mbajtur deficitin brenda kufijve të rregullës fiskale në qoftë se nuk bëhet asgjë”, ka bërë të ditur shefi i FMN-së, për Gazetën Fjala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme