Veteranët protestojnë kundër ndaljes së pensioneve

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 12:42 | Nga

Dhjetëra veteranë e invalidë të luftës janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës, për të protestuar kundër ndaljes së pensioneve dhe vonimin e pagave të veteranëve.

Protesta është thirrur nga Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi. Në nisje të protestës, Qeriqi ka treguar arsyet pse janë duke protestuar sot.

“Ne sot kemi dalë të protestojmë shkaku i disa kërkesave tona në të cila janë shkelur të drejtat e veteranëve”, tha Qeriqi, i cili u shpreh i pakënaqur me numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestë.

Ai tha para protestuesve se kanë pasur disa takime dhe se kanë kërkuar nga Qeveria që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.

LEXO EDHE: 

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/abrashi-shpjegon-pse-nuk-ka-para-per-pensionet-e-veteraneve/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme