Veterani nuk e dëmton objektin që ju të akomodoheni mirë e sa më mirë. Veterani edhe nëse mbetet i uritur, edhe nëse fëmija i tij ska para për shkollim, s’ka dert, ai duhet të heshtë.
Ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje. Që një pjesë e Juaja dhe të soji të njëjtë, ta jetoni jetën luksoze, duke filluar nga gardaroba, vetura, banesa e shtëpia, deti verës e skijim dimrit.
Veterani të vdes, apo ma mirë të bëjë vetëvrasje si deri më tani?! Apo të heshtë.
A thua a ka zot?!
A ka zot t’i shohë fëmijët tuaj dhe fëmijët e shumë veteranëve dallimin se si jetojnë, cilat shkolla shkojnë, apo hejjj êndrrat e realizuara të fëmijvë tuaj dhe ëndrrat e fëmijëve të veteranëve që kurrë s’do të ju plotësohen.
Dhe dikush nga Ju të dalë e të ju flasë për atdhe dashuri, se si objektet duhen ruajtur?!
Hejj ironi, djallëzi, apo me emër të saktë ooo të turpëruar.
Albin Kurti, po të betohem tani as vetën s’je kah e njehë.
E pse nuk e di.
Veterani të ofendohet? Të shahet?
Mosni njerëz, se sot frymoni pikërisht pse atdheu ka veteranë.
I mbulofte turpi i jetës dhe mos paqi qetësi kurrë në shtëpit e juaja Ju dhe secilin që veç një fjalë ofenduese ua drejton veteranëve të lirisë.
(Autori është kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës – FSK, tani në pension)