Janë dhuruar 20 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë, nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibush Zabelaj.
Këtë donacion, Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në Komunën e Malishevës, duke ja dorëzuar kryetarit Ekrem Kastrati.
Zabelaj, ka thënë se: “të ndihmosh të tjerët është njerëzore, por për mua si veteran i luftës, më bën të ndihem mirë, pasi e konsideroj, se përveç kontributit në luftë, po vazhdoj të njëjtën ta bëj edhe tani, që brenda mundësive, të ndihmoj ata që kanë nevojë, pasi kontributi i të gjithë veteranëve, nuk është vetëm në kohën e luftës, por edhe tani kur kemi mundësi dhe zemër”.
Kastrati e ka falënderuar donatorin prej të cilit do të përfitojnë familjet në nevojë.