Një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pogragjë, komuna e Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan, të cilët kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Gjithashtu është bërë e ditur se prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.