Kryesuesi i sekretariat të PZAP-së, Mul Desku, ka thënë se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve, deri në këto momente është dorëzuar vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Deri në këto momente kemi pranuar vetëm një ankesë lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo ankesë është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se së shpejti ky subjekt politik do njoftohet me vendimin e PZAP-së”, tha Desku për Ekonomiaonline
Një ankesë e ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje, që ka të bëjë me administrim në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Vendimi merret së shpejti dhe me të do të njoftohet pala dhe KQZ-ja.
Ndërkaq, ankesa tjera nuk ka”, ka thënë Desku për Ekonomia Online.
E në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se presin afatin ligjor nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit.