Aktivistë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga kryetari Albin Kurti bënë homazhe te varri i aktivistit Arbënor Dehari me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së tij.
“Sot u bën 4 vjet nga ndarja nga jeta e shokut tonë Arbënor Dehari. Angazhimi, puna e vepra e tij, janë shembulli që na drejton.
Do ta kujtojmë përherë. Lavdi!”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Më 11 qershor 2014, Arbënori bëri vetëvrasje duke rënë nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte.
Ai ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje.