Vetëvendosje deklarohet kundër votimit të buxhetit

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar se nuk do ta votojnë ligjin për rishikimin e buxhetit të shtetit i cili parasheh riorganizim të buxhetit për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në kohë pandemie.

Deputetët e VV-së, Rexhep Selimi dhe Hekuran Murati, duke folur në hapje të seancës thanë se nuk do ta votojnë buxhetin, ndërsa kanë kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për buxhetin, transmeton lajmi.net.

Deputetët e VV-së po ashtu nuk morën pjesë fare në votim për ta trajtuar ligjin për buxhetin.

Seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit megjithatë po vazhdon dhe deputetët janë duke diskutuar mbi amendamentet propozuara.

Të ngjashme