Lëvizja Vetëvendosje iu është drejtuar sot me një kërkesë KQZ’së duke kërkuar nga të njëjtët mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë me datë 14 qershor.
Kreu i LVV’së në Podujevë, Bajram Ajeti sot ka dorëzuar kërkesë në KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë, duke dorëzuar edhe propozimin e tyre që të njëjtat të mbahen me 14 qershor.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Besianë, përmes një postimi në Facebook.
“Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, Bajram Ajeti, ka dorëzuar kërkesën dhe propozimin tonë për mbajtjen e zgjedhjeve me datën 14.06.2020. Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaqërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me covid19 mbi një muaj. Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet. Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”, shkruhet në njoftimin e bërë nga LVV’ja.