Kryetari i komunës së Prishtinës dhe kandidati për kryetar për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, Shpend Ahmeti po kryeson edhe te votat me kusht.
Derisa ende po vazhdon numërimi, ai deri tash ka marrë 452, ndërsa, Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 343 vota. Të pavlefshme janë 11 dhe të zbrazura 2 fletëvotime.
Përndryshe, ka përfunduar numërimi i votave me postë, ku Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 89 vota, kurse, Arban Abrashi 6 vota me postë.
Në këtë numërim ka qenë edhe një fletëvotim i pavlefshëm.