Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18 mijë e 933 vota që i quajnë të kontaminuar e që të ketë rivotim në procesin e votimit me postë, raporton Ekonomia Online.
Për këtë, thanë se PZAP-i e ka një mundësi të tillë ligjore dhe mbi bazën e dëshmive dhe fakteve, sipas tij, dëshmohet qartë se manipulimi.
Si përfaqësues i kësaj ankese në konferencë për medie nga Vetëvendosje, doli zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se ankesa e tyre koketon te votat me postë, e sidomos në dyshimet e tyre për votat e LDK-së.
“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë ,a për shkak të manipulimeve keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjtë”, tha Sallahu.
“Njerëz të LDK-së kanë votuar masivisht për Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu që nga farsa e regjistrimit të votuesve ku shumë votues janë regjistruar vetëm një numër telefoni, qindra votues. Deri te plotësimi i fletëvotimeve…ka qenë organizim kriminal i njerëzve të lidhur dhe angazhuar nga LDK, nga strukturat e LDK-së. Sot VV kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së; Të ketë rivotim të serishëm të votimit me postë; Kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, kërkoi Sallahu.
Alim Rama, që është Sekretar Organizativ i LVV-së tha se kanë shumë fakte se si ka ndodhur manipulimi.
“Po shohim votimet e rregullta në Kosovë e në ambasada, ndërsa te votimi me postë shihet disa kandidatë që kanë qenë shumë poshtë në listë dalin të parët. Hysen Çekaj prej numrit 26 del i pari”, tha ndër të tjera ai.
Rama tha se ky rast është i lajmëruar në prokurori dhe presin që të ndërmerren veprime nga ky organ i ndjekjes.
“Rasti ka qenë i lajmëruar në prokurori, ne presim të marr masa. Deri sot nuk jemi të informuar nëse policia e prokuroria kanë ndërmarrë ndonjë veprim. Të gjitha këto fakte janë dëshmuar në prokurori. Presim që të fillojë hetimet. Ne kemi komplet strukturën e njerëzve që kanë qenë të përfshirë”, tha Rama, teksa shtoi se PZAP duhet ta kthejë legjitimitetin e zgjedhjeve në Kosovë, meqë, sipas tij ky rast tregon se ka pasur vjedhje industriale votash.