Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një peticion online për të kërkuar zgjedhje të reja.
Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie, ku deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu, i cili tha se vullneti i qytetarëve dhe legjitimiteti mund të kthehet vetëm me zgjedhje të reja.
“Populli don ndryshim si VV ju garantojmë që çka don populli do të bëhet. Kur e pan se njerëzit po fluturojnë prej bordeve u bashkua PLANI. Vullneti i qytetarëve dhe kushtetuta nuk mund të shtyhen zgjedhjet janë e vetmja mënyrë e lejitimitetit, hapi ynë i parë do të jetë mbledhja e nënshkrimeve përmes peticionit nga qytetarët, me një kërkesë të vetme zgjedhje të reja”, tha ai.
Ndërsa Vlora Haxhimehmeti, sekretare organizative tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj bënë thirrje për regjim.
“Sot kemi parë një raport të UNDP-së ku kënaqshmëria me punën e qeveris përbën një rritje prej 50 për qind që përbën kënaqshmërinë më të lartë prej vitit 2019. Me punën e kryeministrit janë të kënaqur 64% ku raport tregon dicka që shumë politikan nuk duan ta dëgjojmë. Edhe pse kjo qeveri u godit prej LDK-së dhe PAN-it, qeverisja e mirë vazhdoj. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese bën thirrje për regjim, do të nisim një peticion për të kërkuar zgjedhje, ai do të jetë online”, tha ajo.
I pyetur Aliu se si do të sillen nëse mbahet seanca ku pritet t9 votohet Qeveria e re, ai tha se qëndrimet e tyre do t’i shprehin në ditën e seancës, raporton Ekonomia Online.
“Do të jetë kundër qeverisë mënyra se si do të shprehim atë do të shihet në seancë”, tha ai.
E sa i përket gaz lotsjellës, Aliu tha se me përkrahjen e qytetarëve nuk nevojitet kjo gjë.
“Meqë kemi legjitimitet të plotë, përkrahja e qytetarëve tregon se do të jetë e panevojshme”
Aliu u shpreh se protestën e paralajmëruar me 5 qershor nuk është organizuar nga VV-ja dhe tani nuk ka nevojë për protesta.
“VV nuk qëndron pas këtij aktiviteti dhe nuk e kemi organizuar, jemi në presion por nuk e kemi organizuar. Por protestat nuk i përjashtojmë si mjet, njëherë për njëherë nuk ka nevojë” tha Aliu.