Moti me shi nuk i ka penguar mijëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga të gjitha komunat që t’i përgjigjen thirrjes së partisë për t’u mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Kjo “provë e protestës”, sikur është quajtur nga VV, mbahet vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Thaçi.
Hilmi Syla, i cili ka dalë në këtë provë për protestë, tha se qytetarët nuk janë të rrezikuar sepse do t’i respektojnë rregullat.
Ky militant, duket i trimëruar nga diskursi që edhe zyrtarë të partisë së tij e nxisin qe sa kohë, nuk ka hezituar që para kamerës ta quajë “hajn” presidentin Hashim Thaçi.
VV ka thënë se në “performancën” e sotme marrin pjesë rreth 5 mijë veta.