Vetëvendosje nis 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot rreth janë nisur 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë.

Gjitha këto ndihma sipas VV vijnë nga njerëz vullnetarë dhe aktivistë.

Postimi i plotë:

Sot rreth orës 16:00 u nisën nga Prishtina një konvoj me 70 automjete mbushur mbi 200 ton ndihma nga populli i Kosovës, për bashkëkombasit tanë të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Këto automjete e ndihma kanë ardhur nga gjithë komunat e Kosovës, e një pjesë janë bashkuar me konvojin në Prizren.

Konvoji është i shoqëruar nga vullnetarë, aktivistë të cilët do të ndihmojnë në shkarkimin e shpërndarjen e ndihmave në destinacion.

Jemi në kontakt me autoritetet dhe shtabet e emergjencës në Shqipëri e do të vazhdojmë të ndihmojmë sa mundemi.

Zyra jonë në Prishtinë është e hapur për grumbullim ndihmash përditë, nga ora 8:00 deri në 22:00. Edhe zyrat në qendrat e tjera, po ashtu janë në funksion të grumbullimit tē ndihmave. Do të ketë konvoje që dërgojnë ndihma edhe nesër, e në ditët e tjera.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të ngjashme