Gjatë mbledhjes së Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cila po mbahej në amfiteatrin e ASK-së, është ndalur rryma.
Por, sekretari organizativ i Lëvizjes, Ismajl Kurteshi, nuk e ka ndalur fjalën e tij.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ndalet edhe kur ndalet rryma. Kjo nxiti ilaritet në sallë.