Anëtarja e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që sot ia ka drejtuar Gjykatës Supreme për numërimin e 392 pakove të ardhura së fundmi nga diaspora.
Albulena Balaj-Halimaj e Nismës ka thënë se, nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fus ato në rezultat, kjo më nuk donë komentim serioz, por kjo tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por për më tepër esenca është se ata nuk po dinë çka të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.
Në ditën kur KQZ ka shpallë rezultatin përfundimtar dhe kanë kaluar afatet e ankesave për atë rezultat përfundimtar, anëtarja e Nismës ka thënë se, janë mbyllë dyert për çfarëdo ankese për futje të ashtuquajtura vota të reja dhe këtë gjë e dinë çdo jurist.
Në fund të reagimit të saj, Balaj-Halimaj ka thënë se kjo lojë me ankesa është hajgare që ka për qëllim zvarritjen dhe komprometimin e procesit zgjedhor.
“Prandaj, kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor për të mbuluar atë që thamë më lartë që nuk janë duke ditë çfarë të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor, ka thënë anëtarja e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.