Qendra Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë sot në orën 14:00 ka filluar votimin me referendum për koalicionin e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për bashkëqeverisje.
Në këtë refendum aktivistët e LVV-së kanë dhënë pëlqimin e tyre me anë të votës për këtë koalicion.
Pyetja që iu është drejtuar ka qenë : A pajtoheni për lidhjen e koalicionit qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendoje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës? Për? apo Kundër?
Votat e tyre në Qendren e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, do t’i japin rreth 7 mijë anëtar
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se vendvotimet janë hapur në të gjitha komunat ku VV-ja ka strukturat e saj dhe sipas tij të drejtë vote kanë rreth 40 mijë anëtar.
“Venvdvotimet janë hapur në të gjitha komunat ku Lëvizja Vetëvendosje ka strukturat e saj të organizuara dhe po votohet edhe në disa prej qendrave në mërgat dhe të gjithë ata që kanë kartelë dhe janë të antarësuar kanë të drejtë vote por janë rreth 40 mijë anëtar që kanë të drejtë vote”
Rrustemi më tutje shtoi se ky proces është obligim statutor i Vetëvendosjes dhe për koalicionet qeverisëse të nivelit qendror duhet të votohet përmes anëtarësisë tha ai, raporton Ekonomia Online.
“Siç është njoftuar opinioni publik menjëherë pas arritjes së marrveshjes në mes të dy subjekteve përkatëse, VV-ja ka organizuar votimin e drejtpërdrejtë ashtu sic e parasheh statuti i VV-së dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe janë hapur venvotimet nëpër të gjitha qendrat e Lëvizjes kudo në Kosovë dhe anëtarët po shprehin vullnetin e tyre.Ky proces është obligim statutor i Vetëvendosjes dhe e kemi të përcaktuar me statut që për koalicionet qeverisëse të nivelit qendror duhet të votohen përmes anëtarësisë”
Aëtari i VV-së në KQZ bëri të ditur se menjëherë pas përfundimit të votimit do të filloj numërimi në të gjitha vendvotimet dhe do të bëhen publike pasi të ketë një rezultat final.
“Procesi po rrjedh dhe ka rrjedhur në mënyrë të rregullt në përputhje me rregullat e brendshme dhe presim që deri në orën 19:00 ku edhe mbyllen vendvotimet të ketë pjesmarrje sa më të madhe.Votimi do të zhvillohet deri në ora 19:00 dhe pas përfundimit të votimit natyrisht që është procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe menjëherë pas numërimit në të gjitha vendvotimet dhe në të gjitha qendrat do të bëjmë publik edhe rezultatin përfundimtar të këtij referendumi”
Sot është arritur marrëveshja e koalicionit qeverisës VV-LDK. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje