Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo parti nuk ka plan B por vetëm një plan e ai është bërja e Qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas saj populli ka vendosur që këto dy parti të bëjnë Qeverinë.
Pos kësaj, Nagavci ka thënë se mandatari Albin Kurti pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15 ditësh e të mos ketë nevojë për afate të tjera.
Nagavci ka thënë poashtu se nuk e shohin si ultimatum deklaratën e djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ky i fundit pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së theksoi se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.
Ndërkaq, sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtarëve ajo tha se edhe ata po e duan një qeveri VV-LDK.