Dega e PDK-së në Ferizaj sot njoftoi se një veprimtar i tyre ishte sulmuar nga aktivistë të Vetëvendosjes.
Kjo sipas tyre ka ndodhur sepse personi i sulmuar, Jakup Sabedini ishte anëtar i shtabit zgjedhor lokal të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.
Jakup Sabedini e ka konfirmuar rastin për gazetën inFokus.
E Vetëvendosje nuk është e informuar për këtë ngjarje.
Valon Ramadani, kryetar i degës së VV-së në Ferizaj tha për gazetën inFokus se ai si kryetar i degës nuk është i informuar për këtë rast, sipas tij kjo mund të jetë dezinformatë.
“Unë jam kryetar i degës se VV-së në Ferizaj por nuk jam i informuar për këtë rast. Mund të jetë dezinformatë” tha Ramadani.