Vetëvritet basketbollistja 15-vjeçare serbe

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Basketbollistja e mitur e klubit të basketbollit serb, Partizani, Milica Mrkela ka bërë vetëvrasje, shkruan “Telegraf.rs”.

15-vjeçarja, Mrkela është gjetur e varur.

Në media thuhet se ajo ishte talente e madhe e basketbollit dhe për shkak të talentit të saj ishte pjesë e Partizanit.

Presidentja e klubit, Bojana Jankoviq, ka thënë se ajo ishte e befasuar dhe se kurrë nuk kishte ndonjë situatë problematike me Milica.

Ajo shtoi se nuk ka asnjë shpjegim se çfarë mund të jetë arsyeja që fëmija të ngrejë dorën kundër vetvetes.

“Ajo erdhi në Partizan në moshën 14 vjeçare, ishte anëtare e ekipit kombëtar të kadetëve të Serbisë, dhe tashmë në moshën 15 vjeçare u bashkua me ekipin e të rriturve të Partizanit me talentin e saj. Ajo ishte e ardhmja e basketbollit tonë dhe një nga talentet më të mëdha. Askush nuk ka një shpjegim pse ndodhi kjo. Fatkeqësisht, ne morëm një shuplakë në fytyrë nga realiteti i kësaj”, tha Jankoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme