Djali më i madh i ish-udhëheqësit kubanez, Fidel Castro ka bërë vetëvrasje.
Fidel Castro Diaz-Balart, 68 vjeçar, po trajtohej për depresion, raportojnë mediat shtetërore.
“Castro Diaz-Balart, i cili po trajtohej nga një grup mjekësh për disa muaj për shkak të një depresioni të thellë, bëri vetëvrasje këtë mëngjes,” raporton portali “Cubadebate”.
I njohur si “Fidelito” sepse ai dukej shumë si babai i tij, Castro Diaz-Balart lindi në vitin 1949, para se babai i tij drejtoi revolucionin që krijoi shtetin komunist në Kubë dhjetë vjet më vonë.