Vetëvritet në burg Aleks Gerbi, ishte arrestuar për plantacionin e drogës në Pejë

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G.

“Menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës ndërmorën të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme”, u tha në njoftim të SHKK-së.

Insajderi merr vesh përmes burimeve se bëhet fjalë për Aleks Gerbin, të arrestuarin për plantacionin milionësh të drogës në Pejë.

Policia e Kosovës për këtë rast kishte kapur Aleks Gerbin nga Shqipëria. Në dosjen e Prokurorisë thuhej se janë në kërkim edhe nëntë persona për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike dhe përpunimi i tyre”.

Prokuroria dyshonte që të njëjtit janë pjesë e grupit që po dyshohen për kultivim të marihuanës në Klinë, e të cilët janë ende në kërkim nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme