Vetëvritet në qendrën e paraburgimit kosovari që u kërkua nga SHBA për ekstradim

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

Ai ka thënë se personi në fjalë dyshohet se është vetëvarur. Për të njëjtin, kishte pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA-të.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai.

Lajmi.net mëson se Policia po e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, teksa rasti është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit.

Të ngjashme