Vetitë shëndetësore të patateve të ëmbla

Prishtinë | 24 Nën 2024 | 23:31 | Nga Ekonomia Online

Bima përmbajnë një bollëk të vetive të dobishme dhe, patatet e ëmbla, janë të larta në antocianinat e fitotemiteve, të cilat përmbajnë veti antikancerike.

Një rishikim i vitit 2009 në revistën ‘Cancer Letters Journal’ zbuloi se këto fito-ushqyesit e patateve të ëmbla ishin në gjendje të pengonin rritjen e qelizave të kancerit kolorektal në 48 për qind.

Në lidhje me këtë, përmbledhje e revistës ‘The British Journal of Pharmacology’ theksoi efektet antioksiduese, anti-tumor dhe apoptotike të përbërjes së antociadinit në patate të ëmbla.

Së fundmi, një studim i Kolegjit të Shkencave të Ushqimit dhe Inxhinierisë zbuloi se një lloj niseshte në patatet e ëmbla me ngjyrë vjollce nxit prodhimin e acidit butirik, një acid yndyror të shkurtër që gjindet edhe në gjalpë.

Ky acid yndyror luan një rol në shëndetin e zorrëve dhe funksionimin e imunitetit, duke ulur inflamacionin dhe duke mbështetur mikrobiomi të shëndetshme.

Patatet e ëmbla ofrojnë më shumë se vetëm fito-ushqyes; ato janë gjithashtu një burim në vitaminë A, vitaminë C dhe atë B.

Të ngjashme